• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përplasje e trenave në Gjermani: 13 persona të lënduar, tre në gjendje kritike

Përplasje e trenave në Gjermani: 13 persona të lënduar, tre në gjendje kritike

Berlin, 24 shtator 2024 (MIA) – Në hekurudhën ndërmjet Ksantenit dhe Duizburgut, në perëndim të Gjermanisë, sot pati përplasje ndërmjet një treni rajonal me një tren të parkuar të mallrave, me çka 13 persona janë lënduar, prej të cilëve tre rëndë, transmeton “Shpigel”.

Sipas zëdhënësit të policisë federale, treni rajonal rreth orës 7:30 ka goditur trenin e parkuar të mallrave në hekurudhë. Policia ka dërguar një helikopter shpëtues në vendin e aksidentit.

Treni rajonal, në të cilin ka pasur rreth 30 udhëtarë, gjatë përplasjes ka dalë nga hekurudha fqinje, pas çka ka goditur lokomotivën e trenit të mallrave i cili ishte i parkuar, deklaroi zëdhënësi i policisë. 

Që të dy trenat mbetën në binarë pas aksidentit. fc/

Fotografia:arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR