• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Përpjekje e re për të zhbllokuar procesin e përzgjedhjes së Komisionit Evropian

Përpjekje e re për të zhbllokuar procesin e përzgjedhjes së Komisionit Evropian

Bruksel, 20 nëntor 2024 (MIA) - Liderët e tri grupeve nga të ashtuquajturit Shumica pro-europiane në Parlamentin Europian - Partia Popullore Europiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe grupi liberal "Rinovo Europën" (RE) duhet të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh sot në një përpjekje që të gjendet një zgjidhje për të zhbllokuar procesin për zgjedhjen e Komisionit të ri Europian.

Njerëzit e parë të tre grupeve, Manfred Ueber nga EPP-ja, Iraçe Garsija Perez nga SD-ja dhe Valeri Ajer nga RE-ja, janë takuar gjatë ditës së djeshme, por megjithatë në mbledhjen e fundit të mbajtur vonë mbrëmë nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare.

Bllokimi i procedurës doli në dritë javën e kaluar lidhur me miratimin e nominimeve të gjashtë kandidatëve për nënkryetarë të Komisionit Europian. Kandidaturat e tyre fillimisht ishin planifikuar të miratoheshin veçmas pas seancave dëgjimore për secilën prej tyre të martën, por tre partitë "pro-europiane" ranë dakord të vononin konfirmimin në mënyrë që, siç tha ai, të siguronin një "paketë gjithëpërfshirëse për të gjashtë të emëruarit". Përveç gjashtë kandidatëve për nënkryetarë, pret miratim edhe Oliver Varheji, i cili është propozuar për Eurokomisioner për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve.

EPP-ja, që të marten, shprehu rezerva për mbështetjen për Ministren aktuale të Tranzicionit Mjedisor të Spanjës, Teresa Ribera Rodrigez të SD-së, e cila është propozuar për zëvendëskryetare ekzekutive e KE-së për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues dhe Eurokomisionere për Konkurrencën. Ajo shquhet për reagimin e saj të papërshtatshëm ndaj përmbytjeve katastrofike të fundit në Spanjë dhe në këto kritika kryeson anëtarja spanjolle e PPE-së, Partia Popullore (PP), e cila madje këtë fundjavë deklaroi se nuk do të mbështesë zgjedhjen e Komisionit të ri Europian, nëse pjesë e tij është dhe Ribera Rodrigez. Kjo u pa si një përpjekje për të zhvendosur krizën politike nga Madridi në Bruksel, ndërsa socialistët në pushtet në Spanjë akuzuan opozitën PP për sjellje "jopatriotike".

Shprehjes së rezervave të EPP-së, SD iu përgjigj duke njoftuar se nuk do të mbështesë nominimin e kandidatit për nënkryetar ekzekutiv të KE-së për kohezionin dhe reformat dhe për komisionerin evropian për politikën e kohezionit, zhvillimin rajonal dhe qytetet, italianin Rafaele Fito, i cili vjen nga radhët e aleancës së djathtë evropiane (ECR), si dhe nominimin e Varhejit, i cili është i afërt me grupin e krahut të djathtë Patriotët për Evropën (PFE).

Për të zhbllokuar zgjedhjen e KE-së së re, PP i propozoi kryeministrit spanjoll Pedro Sançez të propozonte një kandidat të ri për Eurokomisionerin spanjoll. EPP, megjithatë, nuk po kërkon ende një zëvendësim për Ribera Rodrigez, por po insiston që ajo të japë një shpjegim në Parlamentin e Spanjës, si dhe të zotohet se do të japë dorëheqjen nëse e gjen veten në gjykatë me akuzën e "keqmenaxhimit të përmbytjeve katastrofike".

Megjithatë, burime nga Parlamenti Evropian për portalin e Brukselit “Euraktiv” shprehin optimizëm se sot është e mundur të arrihet një marrëveshje për të dalë nga ngërçi me zgjedhjen e KE-së. Sipas të njëjtave burime, marrëveshja do të forcojë unitetin e shumicës centriste pro-evropiane në PE, e cila ka

qenë udhëheqëse e politikës së BE-së për dekada të tëra, megjithëse nuk do ta ndalojë në mënyrë eksplicite PPE-në të bashkëpunojë me grupet e djathta ekstreme.

Me këtë pako-marrëveshje, Varhejit ndoshta do t'i hiqet kompetenca për të drejtat riprodhuese dhe gatishmëria për pandeminë, për të cilën këmbëngulin forcat progresive në PE, dhe do të rriten kompetencat e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Nënkomisionit për Mbrojtjen.

Një marrëveshje e tillë do të përfaqësonte një sfidë për SD-në, e cila do të duhej të thyente "vijat e kuqe" të shpallura gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane të qershorit, se nuk do të mbështeste zgjedhjen e kandidatëve të së djathtës ekstreme në postet përgjegjëse në BE. Por, për të “shpëtuar” Ribera Rodrigez, socialdemokratët ndoshta do të duhet të mbështesin zgjedhjen e Fitos dhe Varhejit.

Një burim i SD-së njoftoi se në takimin e sotëm, lideri i tyre Garcia Perez do të paraqesë një propozim për një "pako-marrëveshje", e cila potencialisht nuk do të përmbajë kërkesën e tyre të mëparshme drejtuar Fitos për t'i hequr disa nga kompetencat e tij.

Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se kryeministri spanjoll Sançez ka biseduar ditët e fundit me Kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen për të siguruar mbështetjen e PPE-së për zgjedhjen e Ribera Rodrigezit dhe në këmbim SD-ja të mbështë nominimin e Fitos.

Edhe seanca e sotme e Parlamentit spanjoll konsiderohet si pjesë e kësaj “pako-marrëveshjeje”, në të cilën Qeveria dhe mbi të gjitha Ribera Rodrigez do t'u përgjigjen pyetjeve të deputetëve lidhur me reagimin e qeverisë ndaj përmbytjeve në Spanjë, ku të paktën 220 persona humbën jetën.

Rezultati i takimit të sotëm mes tre partive në mazhorancën pro-evropiane mund të jetë kyç për të siguruar që Komisioni Evropian të zgjidhet në kohë, me qëllim që ai të marrë detyrën më 1 dhjetor.

Tashmë për nesër është caktuar seanca e Konferencës së Presidentëve, e përbërë nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola dhe anëtarët e parë të grupeve parlamentare, në të cilën duhet të bëhet vlerësimi përfundimtar i nominimeve dhe duhet të shpallet i përfunduar procesi i dëgjimit të kandidatëve për Eurokomisionerët Europian. Por që kjo të ndodhë duhet të përfundojë procedura për miratimin e të gjithë anëtarëve të propozuar të KE-së nga komisionet e linjës së PE-së.

E gjithë kjo është parakusht për përmbushjen e planit që eurodeputetët të votojnë zgjedhjen e Komisionit Europian si paketë më 27 nëntor, në kuadër të seancës plenare në Strasburg. Për t'u zgjedhur, Komisioni i ri Europian duhet të marrë shumicën e votave të eurodeputetëve që do të votojnë.

Në prag të takimit të sotëm të krerëve të PPE-së, SD-së dhe RE-së, ish-kryetari i Komisionit Europian, Romano Prodi dhe ish-Komisioneri Europian për Konkurrencën dhe Tregun e Brendshëm, Shërbimet, Doganat dhe Tatimet, Mario Monti i bënë thirrje liderëve të heqin dorë nga vetoja për emërimin e Fitos dhe Ribera Rodrigezit.

Sipas tyre, përdorimi i procesit të përzgjedhjes së Komisionit Europian për llogaritjet e brendshme politike vetëm e minon besueshmërinë e BE-së dhe paraqet rrezik për thellimin e ndarjeve, të cilat potencialisht do të "rrezikonin mandatin e dytë të Ursula fon der Lajenit si Kryetare e Komisionit".

"Një skenar i tillë do ta bëjë Evropën një objekt talljeje globale në një kohë kur ndryshimet gjeopolitike, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, kërkojnë një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar", theksuan Prodi dhe Monti, duke shprehur shpresën se "në këtë moment kritik të gjithë do të kenë ndjenjën e përgjegjësisë”.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR