• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përparimi i tajfunit "Ampil" drejt Tokios anulon qindra fluturime dhe qarkullimin e trenave

Përparimi i tajfunit

Tokio, 16 gusht 2024 (MIA) - Tajfuni "Ampil" mëngjesin e sotëm ka vazhduar të lëvizë drejt Tokios dhe zonave të tjera lindore të Japonisë, ndërsa agjencia meteorologjike u bëri thirrje banorëve të përgatiten për stuhi të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Janë anuluar madje një numër i madh i fluturimeve dhe qarkullim të trenave.

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar për erëra të fuqishme, rrëshqitje të dheut, përmbytje dhe dallga të larta, transmetojnë mediat japoneze.

Pritet që tajfuni të sjellë erëra deri në 216 kilometra në orë.

Linjat e trenave midis Tokios dhe Nagojës në Japoninë qendrore të planifikuara për sot janë ndërprerë, ndërsa numri i trenave për dhe nga Osaka në Japoninë perëndimore është kufizuar.

Janë anuluar gjithsej 650 fluturime ndërkombëtare dhe vendore për dhe nga aeroporti Haneda në Tokio dhe aeroporti Narita në lindje të kryeqytetit japonez, që ka ndikuar madje në rreth 120.000 pasagjerë.

Meteorologët parashikojnë se tajfuni sot do të sjellë deri në 300 milimetra shi për metër katror në rajonin Kanto-Koshin i cili përfshin Tokion. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR