Përmbytje në mbarë Malin e Zi
- Reshjet përmbytëse që kanë rënë nga dje dhe gjatë natës kanë shkaktuar vërshime në disa qytete të Mali të Zi. Për shkak të prurjeve të ujit janë shkëputur disa fshatra.
- Post By Melahat Baftija
- 14:17, 4 tetor, 2024
Podgoricë, 4 tetor 2024 (MIA) - Reshjet përmbytëse që kanë rënë nga dje dhe gjatë natës kanë shkaktuar vërshime në disa qytete të Mali të Zi.
Për shkak të prurjeve të ujit janë shkëputur disa fshatra.
Enti malazez për hidrometeorologji dhe sizmologji (EHMS) ka lëshuar meteoalarm të kuq për shkak të erës së fuqishme të paralajmëruar dhe reshjeve përmbytëse. Pritet që era të arrijë shpejtësi edhe deri në 90 kilometra në orë. mb/
Foto: MIA