Përmbytje në ishullin grek Kefalonia, paralajmërim për stuhi në Zakintos
- Probleme serioze në infrastrukturën rrugore dhe përmbytje shkaktuan stuhi, e cila prej mbrëmë përfshiu ishullin grek Kefalonia, ndërsa sot banorëve u është dërguar porosi nga numri i emergjencës 112 që të kufizojnë lëvizjet e tyre, ndërsa ata nga Zakintosi kanë marrë porosi me paralajmërim për "dukuri të rrezikshme të motit", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fami Bajrami
- 15:45, 14 shkurt, 2025

Athinë, 14 shkurt 2025 (MIA) - Probleme serioze në infrastrukturën rrugore dhe përmbytje shkaktuan stuhi, e cila prej mbrëmë përfshiu ishullin grek Kefalonia, ndërsa sot banorëve u është dërguar porosi nga numri i emergjencës 112 që të kufizojnë lëvizjet e tyre, ndërsa ata nga Zakintosi kanë marrë porosi me paralajmërim për "dukuri të rrezikshme të motit", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas mediave greke, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Kefaloni janë përmbytur disa pjesë të ishullit, u shkaktua rrëshqitje e dheut, por dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore.
Nga numri i urgjencës 112 sot u dërgua një porosi për të gjithë ata që ndodhen në ishull për shkak të "paraqitjeve intensive të reshjeve të shiut, që të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve".
Porosi nga 112 kanë marrë dhe banorët e Zakintosit me paralajmërim për stuhi prej sot, për 24 orët e ardhshme dhe gjithashtu për ata të Kefalonisë, apeli është që të kufizojnë lëvizjet. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s