• e hënë, 26 gusht 2024

Përmbytet një anije me emigrantë në brigjet e Jemenit, të paktën 13 viktima dhe 14 të zhdukur

Përmbytet një anije me emigrantë në brigjet e Jemenit, të paktën 13 viktima dhe 14 të zhdukur

Kajro, 25 gusht 2024 (MIA) - Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë rezultojnë si të zhdukur pasi një anije u përmbyt në afërsi të Jemenit, bëri të ditur sot Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM).

Anija transportonte 25 shtetas të Etiopisë dhe dy emigrantë jemenas pranë zonës të quajtur Taiz kur ajo u fundos, kumtoi IOM.

Trupat e 11 emigrantëve të vdekur, përfshirë dy gra u gjetën në brigjet e Gjirit Bab al-Mandab është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e mallrave. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR