• e premte, 22 nëntor 2024

Përmbushja e qëllimit të eliminohet uria në botë është në ngecje, paralajmëruan Kombet e Bashkuara

Përmbushja e qëllimit të eliminohet uria në botë është në ngecje, paralajmëruan Kombet e Bashkuara

Romë, 24 korrik 2024 (MIA) - Qëllimi për eliminim të urisë në botë deri në vitin 2030 duket gjithnjë e më e parealizueshme, prëderisa numri i njerëzve të cilët vuajnë nga mosushqyerja kronike mbeti pothuasje e pandryshuar në vitet e fundit, lajmëruan agjencitë botërore, duke cituar një raport të Kombeve të Bashkuara.

Raporti vjetor për gjendjen e sigurisë së ushqimit dhe të uushqyerit në botë vlerëson se rreth 733 milionë njerëz në mbarë botën i ishin ekspozuar rrezikut nga uria në vitin 2023, që është një nga 11 njerëz në mbarë botën dhe çdo i pesti në Afrikë. Konfliktet, ndryshimet kliamtike dhe krizat ekonomike ceken si shkaqe kryesore për numrin e rritur të njerëzve të uritur.

Dejvid labord, drejtor i sektorit në Organizatën për ushqim dhe bujqësi të KB-së (FAO), i cili ndihmoi në përgatitjen e studimit, theksoi se edhe krahas përparimit në disa sfera, situata në nivel global por përkeqësohet.

"Sot jemi në situatë më të keqe se sa para nëntë viteve kur e vendosëm këtë qëllim për eliminim të urisë deri në vitin 2030", deklaroi ai, duke shtuar se sfidat siç janë ndryshimet klimatike dhe luftërat rajonale u bënë më serioze se sa që parashihej para një dekade.

Nëse vazhdojnë trendet e tnaishme, rreth 582 milionë njerëz do të jenë koprnikisht të paushqyer deri në fund të dekadës, prej të cilëve gjysma në Afrikë, paralajmërohet në raport. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR