Përleshjet në Sudan vazhduan edhe krahas se forcat paraushtarake ranë dakord për armëpushim gjatë Fitër Bajramit
- Përleshjet vazhduan në Sudan edhe pse grupi paraushtarak i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ra dakord për armëpushim gjatë Fitër Bajramit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:46, 21 prill, 2023

Hartum, 21 prill 2023 (MIA) - Përleshjet vazhduan në Sudan edhe pse grupi paraushtarak i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ra dakord për armëpushim gjatë Fitër Bajramit.
Bombardime dhe granatime u raportuan në disa zona në Hartum, pasi armëpushimi duhej të fillonte në orën 6 të mëngjesit.
Ushtria e Sudanit nuk e ka komentuar për një armëpushim të mundshëm që vjen pasi KB-ja raportoi se rreth 20.000 njerëz janë larguar nga Sudani për shkak të konfliktit, raportoi sot "Gardian"-i. ar/
Foto: EPA