Përleshje në Stamboll mes policisë dhe protestuesve, të cilët e kanë shënuar Ditën ndërkombëtare të punës
- Policia turke ka ndërhyrë për të penguar grupet që të arrijnë në sheshin Taksim të Stambollit për të marrë pjesë në demonstratat e 1 majit me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, të cilat janë ndaluar nga autoritetet, shkruan gazeta turke "Hyriet". Ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve dhe disa prej tyre janë arrestuar.
- Post By Melahat Baftija
- 15:47, 1 maj, 2024
Stamboll, 1 maj 2024 (MIA) - Policia turke ka ndërhyrë për të penguar grupet që të arrijnë në sheshin Taksim të Stambollit për të marrë pjesë në demonstratat e 1 majit me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, të cilat janë ndaluar nga autoritetet, shkruan gazeta turke "Hyriet". Ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve dhe disa prej tyre janë arrestuar.
Autoritetet turke njoftuan në fillim të kësaj jave se i ndalojnë demonstratat e 1 majit në sheshin qendror Taksim të Stambollit dhe paralajmëruan për sulme të planifikuara terroriste në metropol për festën.
Në pjesë të ndryshme të Turqisë dje janë arrestuar 58 të dyshuar pasi është konstatuar se kanë marrë pjesë në përgatitjen e provokimeve me rastin e festës së punëtorëve dhe sot pasuan një sërë arrestimesh të reja të 41 personave në aksion kundër Shtetit islamik.
Në kuadër të masave për 1 maj, rrugët për në sheshin qendror Taksim të Stambollit janë mbyllur që në mëngjes. Autoritetet kanë identifikuar gjithsej 40 vende në Stamboll për mbajtjen e aktiviteteve me rastin e Ditës së punës, siguria e të cilave do të monitorohet nga mbi 42 mijë policë. mb/