• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përleshje në parlamentin turk për shkak të thirrjes për lirim të një deputeti të mbyllur opozitar

Përleshje në parlamentin turk për shkak të thirrjes për lirim të një deputeti të mbyllur opozitar

Ankara, 16 gusht 2024 (MIA) - Në Parlamentin turk sot pati përleshje pasi një deputet opozitar ishte sulmuar pasi e përmendi kolegun e tij, Kan Atalaj, i cili është mbyllur për shkak të akuzave për financim të protestave antiqeveritare dhe i cili më vonë ishte zgjedhur për deputet, dhe bëri thirrje që ai të pranohet në parlament.

Në video xhirimin shihen deputetë të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) se si vrapojnë ta sulmojnë deputetin Ahmet Shik derisa fliste, përderisa edhe dhjetëra të tjerë përfshihen në përleshje. Disa deputetë po bëjnë përpjekje që ta qetësojnë situatën.

Kan Atalaj ishte dënuar në vitin 2022 me 18 vite burg për gjoja organizimin e protestave në parkun Gezi në vitin 2013 me Osman Kavala dhe edhe gjashtë të tjerë. Të gjithë të akuzuarit i hodhën poshtë akuzat. 

Edhe krahas dënimit me burg, Atalaj në maj të vitit të kaluar ishte zgjedhur deputet nga Partia Republikane e Turqisë (TIP). Parlamenti fillimisht ia mori vendin, por më 1 gusht Gjykata Kushtetuese e shpalli përjashtimin e tij si të pavlefshëm. 

"Ne nuk jemi të befasuar që ju e quani Kan Atalain terrorist, ashtu siç bëni me të gjithë ata që nuk janë në anën tuaj. Por terroristët më të mëdhenj janë ata që ulen në këto vende", deklaroi Shik duke iu drejtuar deputetëve të AKP-së. Nënkryetari i Kuvendit shpalli pushim prej 45 minutash pas përleshjes.

TIP gjithashtu bëri thirrje për lirim të Atalaj nga burgu.

Në qershor, deputetët e AKP-së u përleshën me deputetët e Partisë prokurde Demokratike të Popujve (DEM) për shkak të arrestimit dhe ndërrimit të kryetarëve nga radhët e tyre në jug të Turqisë për gjoja lidhje me militantët. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR