• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përhapet zjarri në pjesën perëndimore të Atikës, shtëpi të djegura dhe betejë me flakët e zjarrit që të mos arrijnë deri në rafineri

Përhapet zjarri në pjesën perëndimore të Atikës, shtëpi të djegura dhe betejë me flakët e zjarrit që të mos arrijnë deri në rafineri

Athinë, 18 korrik 2023 (MIA) - Zjarri pyjor në Dervenohoria në kufirin mes zonave Viotia dhe Atika, është përhapur shpejtë në pjesën perëndimore të Athinës, ka marrë përmasa të mëdha dhe është shkaktuar dëm material, ndërsa zjarri në rajonin më të gjerë të Lutrakit në Peloponez, ende nuk është vënë nën kontroll, sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës të Greqisë, Vasilis Vatrakojanis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zjarri i parë që ka shpërthyer dje pasdite, tani digjet në zonën Mandra në pjesën perëndimore të rajonit të Atikës, rreth 40 kilometra nga qendra e Athinës, ndërsa tashmë janë djegur edhe shtëpi, ndërsa Vatrakojanis tha se zjarrfikësit në bashkëpunim me forcat speciale në disa raste është dashur të intervenojnë për shpëtimin e qytetarëve.

Nga numri 112 për raste emergjente është dërguar mesazh deri te banorët e lagjeve përreth ose të evakuohen ose të jenë në gjendje gatishmërie.

Paralelisht, zjarrfikësit dje mbrëma kanë zhvilluar betejë me flakët që të mos arrijnë deri te rafineria që ndodhet afër.

Sipas zëdhënësit të shërbimit kundër zjarreve në Greqi nesër në 13 zona ekziston rreziku shumë i lartë për zjarre.

Deri në fund të ditës pritet që në Athinë të arrijnë edhe katër kanader nga Italia dhe Franca, të cilët me siguri nesër, sapo të gdhihet do të shtojnë forcat ajrore në shuarjen e zjarreve, duke pasur parasyshë se aeroplanët dhe helikopterët nuk intervenojnë kur errësohet. 

Kryeministri grek sot është kthyer më herët nga Brukseli dhe mori pjesë në takim në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile. qa/mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR