• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përgatitjet për Samitin e marsit të BE-së dhe sundimi i drejtësisë në Poloni tema në Këshillin për Punë të Përgjithshme

Përgatitjet për Samitin e marsit të BE-së dhe sundimi i drejtësisë në Poloni tema në Këshillin për Punë të Përgjithshme

Bruksel, 20 shkurt 2024 (MIA) - Ministrat ose sekretarët shtetërorë përgjegjës për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së sot do të marrin pjesë në asamblenë e Këshillit për Punë të Përgjithshme të Unionit (GAK), me të cilën do të kryesojë ministrja belge e punëve të jashtme dhe evropiane dhe tregtisë së jashtme, Haxha Labib.

Si organ përgjegjës për koordinimin e përgatitjeve të takimeve të Këshillit Evropian, GAK në takimin e sotëm do të debatojë për organizimin e Samitit të ardhshëm të BE-së të caktuar për më 21 dhe 22 mars.

Sipas draftit të rendit të ditës për këtë asamble të Këshillit të BE-së, shefat e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të Unionit do të debatojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe për mbështetjen e vazhdueshme të bllokut për vendin dhe për popullin ukrainas, për situatën në Lindjen e Afërt, prioritetet e BE-së për vitin 2024, politikën ekonomike në Eurozonë dhe për përgatitjet për agjendën e re strategjike.

Këshilli Evropian do të debatojë edhe për çështjet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë edhe nevojën për rritje të gatishmërisë së përgjithshme në mbrojtje të BE-së dhe fuqizim shtesë të bazës së saj mbrojtëse teknologjike dhe industriale, me qëllim që të dakordohen hapat e mëtutjeshëm me të cilat industria mbrojtëse evropiane do të bëhet më rezistente, më inovative dhe më konkurruese. 

Gjithashtu, ministrat evropianë dhe sekretarët shtetërorë në asamblenë e përgjithshme të GAK do të debatojnë edhe për procedurën në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 i Marrëveshjes për funksionim të BE-së në lidhje me respektimin e parimeve të sundimit të drejtësisë në Poloni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR