• e premte, 22 nëntor 2024

Përfunduan konsultimet në BDI, nesër Këshilli Qendror do të vendos për funksionarët e ri partiak

Përfunduan konsultimet në BDI, nesër Këshilli Qendror do të vendos për funksionarët e ri partiak
Tetovë, 14 tetor 2022 (MIA) – Pas gati gjashtë orëve kanë përfunduar konsultimet brenda partisë në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ndërsa vendimet do të merren nesër në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, pas takimit deklaroi se konsultimi i anëtarëve të kryesisë me degët e partisë ka qenë konstruktiv. Gjatë ditës, mbërritën edhe përfaqësues të të ashtuquajturës "Grupi i zjarrit", i cili kërkonte reforma në parti. "Kemi pasur takim joformal konsultativ të kryetarit Ahmeti, me përfaqësues të partive nga degët e ndryshme në përgatitje për mbledhjen e nesërme të Këshillit Qendror, ku do të merren vendimet për formimin e Kryesisë Qendrore dhe organeve të tjera të partisë. Kryetari Ahmeti këto ditë ka mbajtur takime individuale, por tashmë në dy raste takime me disa funksionar partiak me të cilët janë shkëmbyer mendime, konsultime se si nesër të sillen vendime të Këshillit Qendror. Mendoj se i gjithë takimi kaloi në atmosferën më konstruktive, në atmosferë bashkëpunimi, bashkimi, gatishmërie të partisë për fitore të reja", tha Bujar Osmani. Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së do të mbahet nesër në Tetovë. Duhet të zgjidhet sekretar i Përgjithshëm, sekretar Organizativ dhe nënkryetarë të ri, me mandat deri në Kongresin e ardhshëm. Riorganizimi në parti filloi pas të ashtuquajturit "Grupi i zjarrit" kërkoi reforma në BDI, dhe funksionar të caktuar të mbajnë përgjegjësi. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR