• e premte, 05 dhjetor 2025

Përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) – Ka përfunduar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025, ndërsa në mesnatë ka filluar heshtja para votimit të së dielës më 19 tetor. 

Rregullat për heshtjen zgjedhore vlejnë nga 18 tetori, duke përfunduar në orën 19:00 të 19 tetorit. Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por pushojnë të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit zgjedhor për shkelje të heshtjes zgjedhore, konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me ose në të cilër marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është e hapur ose në funksion të fushatës dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga bartësit e pozicioneve në organet e pushtetit.

Zgjedhjet lokale 2025 janë të tetat që nga pavarësia e vendit, të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarët e komunave dhe lista e këshilltarëve në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. 

Do të votohet në 3.474 vendvotime për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunal ose gjithsej 10.490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune - 16.

QËNDRONI TË LIDHUR