• e shtunë, 07 shtator 2024

Përfundoi takimi i liderëve në Kuvend

Përfundoi takimi i liderëve në Kuvend

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kuvend ka përfunduar takimi i liderëve të partive më të mëdha opozitare në vend. Pritet që për verdiktin të japë deklaratë kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

null

Në takim marrin pjesë kryeministri dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, lideri i BDI-së. Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Afrim Gashi, të PRSD-së Goran Misovski, të RDM-së, Maja Moraçanin, të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov... Ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Njerëzit e parë të partive pritet të merren vesh për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kurse ende është e paqartë nëse do të mbahen në maj. Ata në deklaratat e tyre publike tashmë janë pajtuar që zgjedhjet mund të mbahen në atë afat kohor.

Para fillimit të takimit në deklaratat për media tashmë qëndrimet e njohura i prezantuan liderët e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe Skender Rexhepi Zejd... Takimin e lëshuan Izet mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi nga Lëvizja Evropiane për Ndryshim. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR