• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfundoi protesta kundër propozimit francez

Përfundoi protesta kundër propozimit francez
Shkup, 11 korrik 2022 (MIA)  – Përfundoi protesta në të cilën, sot për të tetën ditë qytetarët kërkuan të hidhet poshtë propozimi francez për zhbllokimin e fillimit të negociatave inkuadruese të vendit me Bashkimin Evropian. Me transparentë “Ultimatum, jo faleminderit” dhe “Megjithatë, ne do të fitojmë”, pjesëmarrësit në protesta u drejtuan nga Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë deri tek Kuvendi, duke brohoritur "dorëheqje" dhe duke kënduar këngë patriotike. U dërguan mesazhe për bashkim kombëtar të maqedonasve dhe për masivitet në protesta. Në mesin e qytetarëve pati edhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe të partisë E Majta të cilët publikisht i mbështesin protestat. Marshi protestues sot u zhvillua qetë, ndërsa për nesër është paralajmëruar protestë e re në orën 19.

QËNDRONI TË LIDHUR