• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Përfundoi protesta kundër hapjes së klubit kulturor bullgar "Mbreti Borisi i Tretë" në Ohër

Përfundoi protesta kundër hapjes së klubit kulturor bullgar
Ohër, 7 tetor 2022 (MIA) – Përfundoi protesta kundër hapjes së klubit kulturor bullgar "Mbreti Borisi i Tretë" në Ohër, i organizuar nga partia politike E Majta ndërsa i mbështetur nga VMRO-DPMNE. Mbështetësit e Mbretit Borisi i Tretë, i mblodhën flamujt dhe e braktisën klubin nga hyrja e pasme e objektit. Qytetarë të revoltuar me flamuj dhe parrulla dolën para Hamamit, vend ku është locuar Klubi duke brohoritur "tatarë", "fashistë", "nazistë", "bullgarofilë"..., e shprehën pakënaqësi kundër, sipas një pjese të tyre, emrit të tij. Pakënaqësinë e shprehën duke hedhur gurë dhe vezë drejt hapësirave ku është vendosur klubi. "Emri është provokues, nuk kemi asgjë kundër hapjes së klubit. Të gjithë kanë të drejtë të thonë se si ndihen, por emri është provokues - edhe Mbreti Boris edhe Vanço Mihajllov në Manastir. Nuk kemi asgjë kundër përcaktimit të tyre, le të thonë si ndihen, por emrat janë provokues", thonë qytetarët e mbledhur. Në një moment gjendja eksaloi, kur një pjesë e grupit të protestuesve u përpoq të depërtonte mbi kordonin policor, por nëpunësit policorë arritën të parandalojnë një incident. Kryetari i shoqatës “Mbreti Borisi i Tretë”, Tome Bllazhevski, tha se shoqata është hapur para një viti me të gjitha dokumentet, me respekt të plotë për shtetin, institucionet dhe ligjet, duke theksuar se janë respektuar të gjitha ligjet. "Ne jemi të respektueshëm dhe vetëm e zgjodhëm Mbretin Borisi i Tretë, si mbret bullgar. As që kemi menduar të bëjmë ndonjë provokim apo ndonjë gjë. Ne jetojmë në Ohër, në Maqedoni. Ne nuk kemi pasur probleme me njerëzit. Nuk kemi provokuar askënd. Siç thashë, gjithçka është e politizuar dhe kaq", deklaroi Blazhevski pas hapjes së klubit. Protesta kundër hapjes, thotë ai është e drejtë qytetare dhe se askush nuk mund ta ndalojë. Partia politike E Majtja, e cila është organizatore e protestës, akuzoi se nuk ka kurrfarë dënimi për hapjen e klubit nga LSDM-ja dhe BDI-ja. "Ne jemi organizatorët e protestës kundër klubit fashist. Sot paraqesim edhe iniciativën për referendum kundër propozimit probullgar. Sot jemi dëshmitarë se si po valëvitet flamuri i Mbretit Boris, ndërsa nuk kemi asnjë dënim nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Përkundrazi, Ministria e Punëve të Jashtme e Bujar Osmanit qëndroi hapur në anën e promovimit të fashizmit dhe kërkoi që të respektohet e drejta e respektit për të gjithë qytetarët, edhe ata që i ruajnë vlerat fashiste", tha sekretarja e përgjithshme e partisë, Jovana Mojsoska. Ata presin, sipas Mojsoskës, që propozimi i tyre për referendum të kalojë dhe popullit t'i jepet mundësia të deklarohet nëse është kundër "shantazhit nga Bullgaria". Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, siç ka paralajmëruar deputetja Rashela Mizrahi nga Ohri, sot do të dorëzojë ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, i cili, siç tha ajo, jo vetëm që do të pengojë formimin në të ardhmen të kuazi- klubeve kulturore, por do të mund të reagohet edhe ndaj atyre ekzistueseve. Boris i Tretë, emri i plotë i të cilit është Boris Klement Robert Maria Pij Stanisllav Sakskoburggotik, u bë "Mbreti i Bullgarëve" më 3 tetor 1918, pas abdikimit të babait të tij Ferdinandit, pas disfatës së Bullgarisë në Luftën e Parë Ballkanike. Nën udhëheqjen e Borisit të Tretë, i cili në historiografinë bullgare njihet si "Perandori bashkues", Bullgaria i bashkohet Paktit të Trefishtë të Gjermanisë naziste, Italisë fashiste dhe Japonisë militariste. Në prill të vitit 1941, ai i lejoi forcat gjermane nga territori i Bullgarisë të kryenin agresion kundër Mbretërisë së Jugosllavisë, pas së cilës ai mori si shpërblim territore nga shteti i shpërbërë jugosllav dhe Greqia, duke përfshirë një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut të sotme. ss/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR