• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfundoi kërkimi për të mbijetuarit në Turqi, fillon pastrimi i rrënojave

Përfundoi kërkimi për të mbijetuarit në Turqi, fillon pastrimi i rrënojave

Ankara, 19 shkurt 2023 (MIA) – Kërkimi për të mbijetuar dhe viktima nga tërmeti që tronditi Turqinë më 6 shkurt është ndërprerë, ndërsa ekipet për rrënim kanë filluar pastrimin e rrënojave, bënë të ditur sot autoritetet lokale. 

"Përpjekjet për kërkim-shpëtimit janë përfunduar në zonën e tërmetit, përvrç në provincat jugore të Kahramanmarasit dhe Hataj", tha Junus Sezer, shefi i Agjencisë për Menaxhim të Fatkeqësive dhe Gjendje të Jashtëzakonshme të Turqisë (AFAD). 

Sezeri tha se më shumë se presonel prej 20.000  vazhdojnë të punojnë në terren, duke shtuar se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në gati 40 ndërtesa. 

 Pothuajse 250.000 tenda dhe mbi 6.000 kontejnerë janë vendosur në zonën e tërmetit.

 AFAD tha se në "zonat e katastrofës" të shpallura nga qeveria dhe përfshijnë  11 provinca, pas tërmetit të parë me magnitudë 7.8, npas kanë ndodhur 6.040 tërmete të tjera.

 Sipas të dhënave  të fundit, të paktën 40.689 njerëz humbën jetën në dy tërmetet e forta që tronditën Turqinë jugore më 6 shkurt. ar/

  Foto: Anadollu

 

QËNDRONI TË LIDHUR