Përfundoi greva e doganierëve grekë, nga mëngjesi është normalizuar hyrja në Greqi
- Mëngjesin e sotëm në ora 6 ka përfunduar greva dyditore e doganierëve grekë dhe me këtë zhvillohet normallisht edhe hyrja në Greqi përmes tre vendkalimeve Bogorodicë-Evzoni, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki.
- Post By Melahat Baftija
- 10:05, 4 prill, 2024

Strumicë, 4 prill 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në ora 6 ka përfunduar greva dyditore e doganierëve grekë dhe me këtë zhvillohet normallisht edhe hyrja në Greqi përmes tre vendkalimeve Bogorodicë-Evzoni, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki.
Siç informoi shefi i Qendrës rajonale për çështje kufitare Jug pranë MPB-së, Sllavço Bogoev, trafiku dhe kalimi i kufirit me fqinjin jugor zhvillohet rrjedhëm.
Dje dhe pardje në ndërprerje të plotë ka qenë trafiku i mallrave në të gjitha vendkalimet, ndërsa përkohësisht janë lëshuar udhëtarët në Bogorodicë dhe Dojran.
Foto; printskrin