• e diel, 22 dhjetor 2024

Përfundoi debati plenar për ndryshimet e Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Përfundoi debati plenar për ndryshimet e Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Kuvendi në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 115-të e ka përfunduar debatin e përgjithshëm rreth propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor (aksi: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Tebenishtë - Strugë - Qafë Thanë) dhe Korridori 8 (aksi u autostradës Prilep - Manastir), me procedurë të shkurtuar, i cili është i përcjellë nga pesë ndryshimet e ligjeve të nevojshme për realizimin e marrëveshjes me "Behtel dhe Enka". Votimi do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Paraprakisht në fjalimin e tij në debatin Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE pyeti se si është  e mundur që marëveshja për realizimin e autostradave nga korridori 8 dhe10d ta marrë Komisioni antikorruptues, ndërsa nuk mund ta shohin deputetët, të cilët duhet të votojnë për ndryshimet ligjore të nevojshme për realizimin e tyre. Porositi se askush nuk di se çfarë rregulla ndërkombëtare të ndërtimit do të ketë kjo marrëveshje për korridoret.

Zdravko Trajanov nga partia e njejtë tha se çmimi për ndërtimin e autostradave është ekstremisht i lartë dhe është më i lartë nga të gjitha përvojat e deritanishme në vend dhe në shtetet përreth.

Vlerësoi se kontrata ka shumë detyrime për Qeverinë dhe pa asnjë detyrim për kontraktorin.

Bashkëpartiaku i tij Mile Lefkov tha se ky ligj mbron interesat kriminale në Qeveri dhe ndryshon një sërë ligjesh.

Antonio Milloshoski, po ashtu nga VMRO-DPMNE, tha se fshehtësia e marrëveshjes tregon se në të fshihet dyshimi për korrupsion të lartë.

Sipas marrëveshjes, siç tha ai, për asnjë gabim në projekt nuk do të paguajë kontraktori, por shteti. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR