• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfundoi debati në Asamblenë Popullore të Bullgarisë, votëbesimi i Qeverisë është nesër në mbrëmje

Përfundoi debati në Asamblenë Popullore të Bullgarisë, votëbesimi i Qeverisë është nesër në mbrëmje
Sofje, 21 qershor 2022 (MIA) - Gati tetë orë Asambleja Popullore e Bullgarisë debatoi për propozimin e mocionit të votëbesimit të Qeverisë, i parashtruar nga GERB pasi partia "Ekziston një popull i tillë" i tërhoqi katër ministrat e Qeverisë së Kiril Petkovit. Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, deputetët e partive në pushtet dhe opozitë me orë të tëra debatuan nëse politika financiare dhe ekonomike e Qeverisë është e suksesshme ose jo. Votimi për propozimin për ndërrimin e Qeverisë së Petkovit do të jetë nesër në orën 19 e 10 minuta. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR