• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfaqësuesi i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë agresionin ndaj Ukrainës

Përfaqësuesi i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë agresionin ndaj Ukrainës

Lubjanë, 23 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Samuel Zhbogar, në takimin e këtij organi i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë agresionin ndaj Ukrainës, njoftoi agjencia sllovene STA.

Sllovenia është një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zhbogar tha se Ruisa, e cila thirri një takim të Këshillit të Sigurimit në lidhje me dërgimin e armëve në Ukrainë nga Perëndimi, e akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta, ndërsa është vetë fajtore për këtë.

E gjithë e drejta ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut vlejnë për Ukrainën, gjë që Rusia e thekson në lidhje me situatën në Rripin e Gazës, deklaroi përfaqësuesi slloven.

Ai shprehu shqetësim për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe importin e raketave balistike nga Koreja e Veriut në Rusi.

"Këto veprime paraqesin një shkelje serioze të rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit t OKB-së, me të cilat duhet të merremi", tha Zhbogar. 

Ai theksoi se Perëndimi mbështet Ukrainën për të ndihmuar atë vend të mbrojë qytetarët e saj dhe të mbrojë territorin e saj në përputhje me të drejtën e vetëmbrojtjes bazuar në nenin 51 të Kartës së OKB-së. ls/

Foto. Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR