• e martë, 24 dhjetor 2024

Përfaqësuesi i NATO-s: Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë në vitin 2025

Përfaqësuesi i NATO-s: Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë në vitin 2025

 Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë në vitin 2025, kështu që NATO duhet të jetë e gatshme ta mbështesë Ukrainën të paktën edhe disa vite, deklaroi përfaqësuesi i lartë i NATO-s gjatë Samitit të Aleancës në Uashtington. 

"Në fund të fundit, të gjithë ne duhet të jemi të gatshëm të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën të paktën edhe pas vitit 2025. Siç kemi thënë prej kohësh, ky nuk është konflikt që mbaron së shpejti", tha ai, duke theksuar se Rusia "me siguri" do të jetë në gjendje të durojë jetën në ekonominë ushtarake për të paktën tre ose katër vjet të tjera, transmeton agjencia "Unian".

 Ai vlerësoi se deri tani shoqëria ruse është e gatshme për mënyra të tilla në jetë. Dje në Uashington filloi samiti jubile i NATO-s ku mbërriti edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. 

Siç është raportuar më parë, aleatët e NATO-s do t'i ofrojnë Ukrainës sisteme shtesë strategjike të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë bateritë Patriot të dhuruara nga Gjermania, SHBA-ja dhe Rumania, si dhe armë nga Holanda dhe Italia. Presidenti amerikan Xho Bajden gjatë fjalimit të tij premtori se "fuqishëm" do ta mbrojë Ukrainën nga Rusia. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR