• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfaqësuesi i Huthëve: Nuk ka viktima dhe të lënduar në sulmin e ri amerikan, premtojmë përgjigje të fuqishme

Përfaqësuesi i Huthëve: Nuk ka viktima dhe të lënduar në sulmin e ri amerikan, premtojmë përgjigje të fuqishme

Sanë, 13 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Huthëve të Jemenit, Nasruldin Amer, deklaroi sot se nuk ka të vdekur ose të lënduar në sulmin e fundit amerikan ndaj pozicioneve të tyre në Sanë dhe premtoi "përgjigje të fuqishme dhe efikase". 

"Nuk ka të lënduar, dëm material ose humbje në njerëz", deklaroi Amer për Al Xhezira. 

Zëdhënësi i Huthëve, Mohamed Abdulsalam, deklaroi se sulmet amerikane mbi Jemen, duke përfshirë edhe sulmin e fundit ndaj bazës ushtarake në kryeqytetin e vendit, Sanë, nuk kanë ndikim të rëndësishëm ndaj aftësisë së grupit që të vazhdojë ta pengojë kalimin e anijeve që kanë lidhje me Izraelin përmes Detit të Kuq dhe Detit Arab, transmetuan mediat britanike. 

Në ditën e parë të sulmit të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj pozicioneve të Huthëve dje në mëngjes ishin gjuajtur 28 lokacione dhe mbi 60 caqe, përderisa sot në mëngjes armata amerikane ka kryer sulm të ri ndaj Huthëve.

Uashingtoni dhe Londra njoftuan se aksionin e kanë kryer për shkak të sulmeve të Huthëve ndaj anijeve në Detin e Kuq. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR