• e premte, 05 dhjetor 2025

Përfaqësuesi amerikan Stiv Uitkof nuk do të marrë pjesë në bisedimet midis Erdogan dhe Zelenskit në Ankara

Përfaqësuesi amerikan Stiv Uitkof nuk do të marrë pjesë në bisedimet midis Erdogan dhe Zelenskit në Ankara

Uashington, 19 nëntor 2025 (MIA) - Përfaqësuesi diplomatik i presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Uitkof, nuk do të udhëtojë për në Turqi, deklaroi sot një zyrtar amerikan. Deri më sot, besohej se Uitkof do të merrte pjesë në bisedimet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Ankara, ku po përpiqen të rifillojnë bisedimet me Rusinë me qëllim përfundimin e luftës.

"Është e pasaktë të thuhet se përfaqësuesi special Stiv Uitkof do të udhëtojë për në Turqi", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili nuk donte të identifikohej.

Një burim ukrainas deklaroi më parë se Uitkof do të jetë pranishëm gjatë bisedimeve të Zelenskit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Zelenski mbërriti sot në Turqi, konfirmoi Andrij Jermak, kreu i administratës së presidentit ukrainas, dhe shtoi se është në "komunikim të vazhdueshëm" me të përfaqësuesin amerikan Stiv Uitkof i cili, megjithatë, nuk e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në bisedime. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR