Përfaqësues të lartë të Hamasit u takuan me shefin e Inteligjencës egjiptiane në Kajro
- Përfaqësues të lartë të Hamasit, përfshirë dhe liderin politik, Ismail Hania dhe ish shefi i tij, Kaled Meshal, arritën sot në Kajro.
- Post By Fami Bajrami
- 19:23, 9 nëntor, 2023

Kajro, 9 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësues të lartë të Hamasit, përfshirë dhe liderin politik, Ismail Hania dhe ish shefi i tij, Kaled Meshal, arritën sot në Kajro.
Delegacioni u takua me shefin e inteligjencës egjiptiane, Abas Kamel.
Paraprakisht Rojters raportoi se shefat e CIA-s dhe Mosadit janë takuar me kryeministrin e Katarit në Doha për të diskutuar për marrëveshje për lirimin e pengjëve të marrë nga Hamasi në sulmin ndaj izraelit më 7 tetor, njofton BTA.
Foto: MIA arkiv