• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfaqësues të Izraelit, Katarit, SHBA-së dhe Egjiptit në bisedime në Doha për vazhdimin e armëpushimit

Përfaqësues të Izraelit, Katarit, SHBA-së dhe Egjiptit në bisedime në Doha për vazhdimin e armëpushimit

Doha, 28 nëntor 2023 (MIA)- Drejtorët e shërbimit të inteligjencës izraelite Mosad dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës do të mbajnë një takim me kryeministrin e Katarit, Mohamed bin Abdulrahman bin Jashim Al Tani me qëllim të "vazhdojnë të ndërtojnë progresin" e arritur me vazhdimin dyditorë të armëpushimit të Izraelit dhe Hamasit.

Në bisedime do të marrë pjesë edhe një delegacion egjiptian, ndërsa qëllimi i takimit është hapja e fazës tjetër të negociatave të mundshme, raportojnë mediat britanike, duke cituar burimet e tyre.

Shefi i diplomacisë së Katarit, Maxhed Al Ansari, paraprakisht deklaroi se vendi i tij do të do të përpiqet ta vazhdojë armëpushimin, por negociatat me Tel Avivin janë pjesa më e vështirë. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR