• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Përfaqësues i Pentagonit: Operacionet ushtarake në Ukrainë mund t'i kenë kushtuar Rusisë deri 211 miliardë dollarë deri tani

Përfaqësues i Pentagonit: Operacionet ushtarake në Ukrainë mund t'i kenë kushtuar Rusisë deri 211 miliardë dollarë deri tani

Uashington, 16 shkurt 2024 (MIA) - Rusia ndoshta deri tani ka shpenzuar deri 211 miliardë dollarë për operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, deklaroi sot përfaqësuesi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes për media britanike.

Sipas tij, dy vite pas pushtimit të plotë të Rusisë ndaj vendit fqinj, Moska ka humbur më shumë se 10 miliard dollarë nga shitjet e anuluara ose të vonuara të armëve.

Zyrtari i administratës së Bajdenit, i cili foli në kushte anonimiteti, i dha të dhënat në kohë kur është bllokuar ndihma thelbësore ushtarake e SHBA-së për Ukrainën.

Sipas të dhënave të tij, lufta deri tani i ka kushtuar Rusisë 1,3 trilionë dollarë më pak rritje ekonomike deri në vitin 2026 dhe rreth 315.000 ushtarë të vrarë dhe të plagosur. Krahas kësaj, shtoi ai, Ukraina ka përmbytur ose dëmtuar të paktën 20 anije të mesme dhe të mëdha të marinës ruse dhe një tanker në Detin e Zi. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR