• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përcaktohet lartësia e bursave për nxënësit e shkollave të mesme, konkurset deri në fund të muajit

Përcaktohet lartësia e bursave për nxënësit e shkollave të mesme, konkurset deri në fund të muajit
Shkup, 18 tetor 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të 93-të ka marrë Vendim për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në vend për vitin akademik 2022/2023, me të cilin janë  përcaktuar numri i bursistëve dhe lartësia e bursave për nxënësit e regjistruar në arsimin e mesëm. "Bursa në vlerë prej 3.500 denarë në muaj janë paraparë për: nxënës të talentuar - sportistë; nxënës të talentuar nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike; nxënës të talentuar nga fusha e arteve; për nxënësit me nevoja të veçanta; për mbështetje sociale të nxënësve të shkollave të mesme; për nxënësit - fëmijë pa prindër; për nxënës që realizojnë programe mësimore nga profesioni i hotelerisë dhe turizmit; për kurrikulat nga profesioni elektroteknik; nga profesioni i ndërtimit dhe gjeodezisë; nga profesioni bujqësor-veterinar; për kurrikulat e profesionit makinerik; nga profesioni i tekstilit dhe lëkurës; për nxënësit që realizojnë kurrikulat dhe programet për aftësimin profesional dhe arsimin profesional në kohëzgjatje trevjeçare; për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet në arsim profesional, në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve, sipas programeve për arsimin profesional", informon pres shërbimi qeveritar. Në mënyrë shtesë, për nxënësit romë janë paraparë bursa prej 2.200 denarë në muaj për nxënësit të cilët kanë sukses mesatar prej 4.50 deri në 5.00, 1.500 denarë në muaj për nxënës me sukses mesatar prej 3.50 deri në 4.49 nga 1.200 denarë në muaj për nxënësit me sukses mesatar prej 3.00 deri në 3.49 dhe bursa prej 800 denarë në muaj për nxënësit me sukses mesatar prej 2.00 deri në 2.99. "Sipas paralajmërimit nga Ministria e Arsimit, pritet konkurset të shpallen deri në fund të këtij muaji", shtohet në kumtesën nga seanca qeveritare. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR