• e premte, 05 dhjetor 2025

Për zgjedhjet lokale janë akredituar 1451 vëzhgues - 807 vendorë dhe 644 të huaj

Për zgjedhjet lokale janë akredituar 1451 vëzhgues - 807 vendorë dhe 644 të huaj

Shkup, 18 tetor 2025 (MIA) – Zgjedhjet e teta lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen të dielën do t’i monitorojnë 1451 vëzhgues vendorë dhe të huaj. KSHZ-ja akreditoi 807 vëzhgues vendorë dhe 644 të huaj. Të akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve janë edhe 12 gazetarë të huaj. 

Më së shumti vëzhgues vendorë ka Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Sociale-Sociale "VAKE UP" - Shkup - 549. Zgjedhjet do të monitorohen gjithashtu nga MKC-Manastir 23, LAG Agro Leader-Krivogashtani me pesë vëzhgues, Interaktiv Manastir me tetë, Romalitiko-Shkup - 10, Shoqata për Zhvillim Social "PËR TETOVËN" - pesë, Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore - 25, Shoqata Klubi i Sporteve Malore "KAB Struga", Strugë - 16, Eurothink-Qendra për Strategji Evropiane - katër, Shoqata Qytetare CIVIL Qendra për Liri - Shkup - 60, Shoqata Qytetare për Forcimin e Vlerave Demokratike TRI SI CONSULTING - Shkup - gjashtë, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare OHËR- 27 vëzhgues, Rrjeti Kombëtar Gratë për Gratë - 20, Qendra Kombëtare Rome ka një vëzhgues, Shoqata për Promovimin e Demokracisë Demokrasi Lab Tetovë - katër, Qendra Kombëtare Rome, Kumanovë - dy, Qendra për Hulumtime dhe Analiza Strategjike CSIA Manastir- një, Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e një Shoqërie Gjithëpërfshirëse INCLUSIVA - 11, Instituti për Ndryshim Social INSOK - 10 dhe Shoqata për të Drejta dhe Humanizëm INTEGRA NAU - 10.

Sipas të dhënave nga ueb – faqja zyrtare e KSHZ-së, numri më i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 janë akredituar nga ODIHR - Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut - 524, Ambasada e SHBA-së në Shkup - 30, Parlamenti Evropian - 12, Ambasada Britanike në Shkup - 11, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Kroacisë - dy, Ambasada Hungareze - tetë, Qendra për Zhvillim, Reformë dhe Trajnim të Sistemeve Zgjedhore të Gjeorgjisë - dy, Ambasada e Sllovakisë - një, Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës - një, Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore në Uashington, SHBA - dega në RMV- shtatë, Ambasada e Francës - nëntë, Ambasada e Mbretërisë së Holandës - dhjetë, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim-Francë një, Këshilli Suprem Zgjedhor i Republikës së Turqisë - dy, Ambasada e Zvicrës - tre, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Moldavisë - dy, Ambasada e Republikës së Shqipërisë - katër, Ambasada e Turqisë - një, Ambasada e Kosovës tre, Qendra për Trajnim e Moldavisë një dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës 10 vëzhgues. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR