• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për vozitje të shpejtë dje janë sanksionuar 241 shoferë

Për vozitje të shpejtë dje janë sanksionuar 241 shoferë

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA)- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka realizuar kontroll të përforcuar në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Me këtë rast janë sanksionuar 241 shoferë, prej tyre katërmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Poashtu është konstatuar se 124 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit, kurse 117 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Kontrollet e përforcuara, sipas MPB-së do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

QËNDRONI TË LIDHUR