• e enjte, 04 dhjetor 2025

Për vjedhjen e stolive nga Luvri në Paris janë arrestuar edhe pesë persona të dyshuar

Për vjedhjen e stolive nga Luvri në Paris janë arrestuar edhe pesë persona të dyshuar

Paris, 30 tetor 2025 (MIA) - Edhe pesë arrestime janë kryer lidhur me grabitjen e paturpshme të stolive të vlefshëm në muzeun Luvër në Paris, deklaroi prokurorja e Parisit, Lor Beko për transmetuesin RTL, ku numri i përgjithshëm i të arrestuarve të dyshuar u rrit në shtatë, raporton DPA.  

Të dyshuarit u arrestuan në rajonin e kryqytetit francez, disa ditë pasi dy persona ishin arrestuar gjatë fundjavës në lidhje me vjedhjen spektakolare të kryer më 19 tetor.  

Dy të dyshuarit e arrestuar më herët, të moshës 34 dhe 39 vjeç, kanë dhënë rrëfime të pjesshme, deklaroi dje prokurorja, njoftoi DPA. 

Aktualisht ende nuk ka gjurmë nga stolitë e vjedhura, vlera e të cilëve ishte 88 milion euro. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR