• e shtunë, 27 korrik 2024

Për vizitën e Erdoganin të enjten do të angazhohen mbi tre mijë policë në Athinë

Për vizitën e Erdoganin të enjten do të angazhohen mbi tre mijë policë në Athinë

Athinë, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Nën masa darkonike të sigurisë pritet të jetë Athina të enjten për shkak të vizitës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe mbajtjes së Këshillit të lartë për bashkëpunim, ndërsa sipas mediumeve greke pritet të angazhohen mbi tre mijë policë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Televizioni shtetëror ERT kumtoi se në Ministrinë kompetente për mbrojtje të qytetarëve çdo ditë mbahen takime për masat e sigurisë, që përfshijnë dronë, helikopterë, snajperistë, ndërkaq janë mobilizuar 3.500 policë.

Presidenti turk të enjten do të jetë në Athinë për të marër pjesë në Këshillin e lartë për bashkëpunim mes Greqisë dhe Turqisë, ndërsa është paraparë të pritet nga presidentja greke, Katerina Sakelaropulu, më pas do të ketë takim me kryeministrin e Greqisë dhe deklaratë për mediumet, pas çka do të mbahet edhe takim në formë të drekës së punës, në prani të Micotakisit dhe Erdognait dhe me pjesëmarrje të ministrave nga të dy vendet.

Një ditë para vizitës së Erdoganit, nesër, Athina gjithashtu do të jetë nën masa të fuqishme sigurie për shkak të shënimit të 15-vjetorit të vrasjes së adoleshentit Aleksis Grigoropulos, i cili në vitin 2008 u qëllua nga një polic, ndërsa çdo vit, më 6 dhjetor mbahen një sërë protestash.

Për shkak të vizitës së Erdognait dhe protestave, policia greke para dy javësh kërkoi nga Federata e futbollit e Greqisë (EPO) t'i ndryshojë datat për dy ndeshjetë futbollit nga e teta e finales në Kupën e Greqisë, që duhet të luheshin në Athinë më 6 dhe 7 dhjetor sepse "policia nuk mund ta garantojë sigurinë në të dy ndeshjet". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR