Për Trampin tubimi në Nju Jork ishte "festival i dashurisë"
- Kandidati republikan për president Donald Tramp, në vend që të kërkojë falje për komentet raciste të bashkëpunëtorëve të tij në një tubim në Nju Jork, mbrëmë deklaroi se ishte i nderuar të merrte pjesë në "festivalin e dashurisë".
- Post By Fami Bajrami
- 11:02, 30 tetor, 2024

Uashington, 30 tetor 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Tramp, në vend që të kërkojë falje për komentet raciste të bashkëpunëtorëve të tij në një tubim në Nju Jork, mbrëmë deklaroi se ishte i nderuar të merrte pjesë në "festivalin e dashurisë".
Trampi sulmin në Kapitoll më 6 janar të vitit 2020 e përshkroi si "festival të dashurisë".
Ish presidenti i SHBA-së ka thënë se "asnjëherë nuk ka pasur një ngjarje kaq të mrekullueshme" sa tubimi i tij në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork.
Një tubim i madh në Medison Skver Garden më 27 tetor shfaqi shumë fjalë vulgare nga folës të ndryshëm, duke përfshirë dhe komedianin Toni Hinçklif i cili gjatë fjalimit të tij tha se Portoriko është "ishulli lundrues i mbeturinave".
Disa nga aleatët kryesorë republikanë të Trampit kanë dënuar komente të tilla, ndërsa fushata e tij është distancuar publikisht nga fyerja e Hinçklifit, por jo nga komentet e tjera vulgare. rq/
Foto: EPA