Për tetë muaj 138 viktima në rrugët në Shqipëri
- – Statistika e policisë konfirmon se për tetë muaj në rrugët e Shqipërisë, numri i aksidenteve në komunikacion është më i vogël, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por i jetëve të humbura është më i madh për 30 persona.
- Post By Fitore Curri
- 12:28, 3 shtator, 2025
Tiranë, 3 shtator 2025 (MIA) – Statistika e policisë konfirmon se për tetë muaj në rrugët e Shqipërisë, numri i aksidenteve në komunikacion është më i vogël, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por i jetëve të humbura është më i madh për 30 persona.
Në periudhën janar – gusht janë regjistruar 961 aksidente në komunikacion, në të cilat jetën e humbën 138, janë lënduar rëndë 149, ndërsa më lehtë dyfish më shumë. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë regjistruar 1.086 aksidente, me 100 viktima dhe 131 të lënduar rëndë.
Në mesin e shkaqeve kryesore për aksidente serioze janë vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, tejkalim i gabuar dhe përdorim i telefonit mobil ose alkoolit dhe drogës gjatë vozitjes.
Shton se bilanci me 138 viktima nga aksidentet e komunikacionit duhet të shërbejë si alarm për autoritetet, por edhe për çdo shofer dhe pjesëmarrës në komunikacion t’i shohë rrugët jo vetëm si asfalt dhe semaforë, por si teren ku duhet të lëvizni duke i respektuar rregullat. fc/
Foto: MPB e Shqipërisë