• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të zjarreve pyjore është shpallur alarm i lartë në 16 qytete në ishullin italian Elba

Për shkak të zjarreve pyjore është shpallur alarm i lartë në 16 qytete në ishullin italian Elba

 Romë, 22 gusht 2023 (MIA) - Zjarri pyjor që nga mbrëmë ka shpërthyer në ishullin italian Elba deri më tani ka detyruar  në evakuimin 700 personave, ndërsa Ministria italiane e Shëndetësisë ka shpallur sot alarmin më të lartë për 16 qytete në ishull, lajmëroi DPA.

Evakuimi është kryer nga një kamp dhe disa ndërtesa banimi, lajmëroi sot Mbrojtja Civile e rajonit të Toskanës në platformën onllajn X, shtoi agjencia gjermane. 

Deri më tani janë djegur 14 hektarë, por zjarri është vënë nën kontroll mëngjesin e sotëm. 

 Nëse situata nuk përkeqësohet, të evakuuarit  më vonë gjatë ditës do të mund të kthehen në shtëpitë dhe strehimore.

 Pyjet midis qyteteve Rio Marina, Porto Azuro dhe Ortano veçanërisht janë prekur nga flakët, në ishullin që është shumë i preferuar nga turistët.

 Deri më tani nuk ka raportime për viktima, lajmëroi DPA.

 Sipas njësitit zjarrfikës, zjarri ka shpërthyer mbrëmë vonë dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Në pjesën më të madhe të Italisë banorët po përballen me temperatura deri në 38 gradë Celsius, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. 

Në mënyrë të veçantë janë prekur rajonet veriore dhe qendrore të vendit mesdhetar. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR