Për shkak të zjarreve në Turqi janë evakuuar mbi 2.600 persona, dhjetë të vdekur
- Drejtoria turke për menaxhim me situata të jashtëzakonshme (AFAD) evakuoi 2.619 persona pasi këtë javë Turqia u përball me një seri zjarresh intensive pyjore në disa provinca, njoftoi gazeta "Dejli sabah".
Ankara, 26 korrik 2025 (MIA) - Drejtoria turke për menaxhim me situata të jashtëzakonshme (AFAD) evakuoi 2.619 persona pasi këtë javë Turqia u përball me një seri zjarresh intensive pyjore në disa provinca, njoftoi gazeta "Dejli sabah".
Zjarret, të nxitura nga temperaturat jashtëzakonisht të larta, erërat e forta dhe moti i thatë, kanë mobilizuar mijëra shpëtimtarë dhe vullnetarë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ekipet janë aktive nga ajri dhe toka, ndërsa sipas AFAD, janë të angazhuar 4.231 persona, 45 flutarake dhe 1.236 automjete tokësore.
Incidenti më tragjik ndodhi të mërkurën, në pjesën rurale të provincës Eskishehir, ku dhjetë persona humbën jetën – pesë punonjës pyjorë dhe pesë anëtarë të organizatës AKUT për kërkim-shpëtim, përderisa po luftonin me zjarrin.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të premten se në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 27 aeroplanë, 105 helikopterë, 6.000 automjete dhe 25.000 njerëz. Ai shprehu ngushëllime deri te familjet e viktimave. ls/
Foto: Arkiv