• e premte, 05 dhjetor 2025

Për shkak të të nxehtit ekstrem në Portguali për një javë kanë vdekur rreth 300 persona

Për shkak të të nxehtit ekstrem në Portguali për një javë kanë vdekur rreth 300 persona

Lisbonë, 4 gusht 2025 (MIA) - I nxehti ekstrem në Portugali javën e kaluar ka lënë të vdekur 264 persona, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e përgjithshme e shëndetësisë së Portugalisë. I nxehti ekstrem ka shkaktuar raste të vdekjes, veçanërisht te personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 75 vjeç.

Qeveria portugeze ka shpallur gjendje alarmi për shkak të rrezikut të zjarreve nëpër pyje, veçanërisht për shkak valës së re të të nxehtit që pritet të godasë vendin deri më 7 gusht.

Ministria e Brendshme e Portugalisë ka njoftuar se kjo javë do të jetë e vështirë, ndërsa alarm i kuq është lëshuar për pesë rajone. Sipas autoriteteve, pritet rritje e ndjeshme e temperaturave në të gjithë Portugalinë kontinentale, me vlera që do të arrijnë ose tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Rekomandimi për qytetarët, veçanërisht ata që i përkasin grupeve të rrezikuara - gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit, personat që vuajnë nga sëmundje kronike është të mos dalin pa nevojë urgjente midis orës 11:00 dhe 16:00 si dhe të mbrohen nga i nxehti dhe të pinë lëngje të mjaftueshme.

Në Portugali më shumë se 90 zjarre për momentin janë aktive të cilat po shuhen nga pothuajse 2.000 zjarrfikës me mbështetjen e 616 automjeteve tokësore dhe 22 aeroplanë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR