• e martë, 10 mars 2026

Për shkak të sulmeve amerikane - izraelite nëntë spitale në Iran e ndërprenë punën

Për shkak të sulmeve amerikane - izraelite nëntë spitale në Iran e ndërprenë punën

Teheran, 10 mars 2026 (MIA) – Autoritetet shëndetësore iraniane sot njoftuan se nëntë spitale në vend do të ndërpresin punën për shkak të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit. 

Që nga fillimi i luftës janë dëmtuar edhe 18 reparte për raste urgjente, 25 qendra shëndetësore, ndërsa janë shkatërruar 14 autoambulanca, deklaroi anëtari i komisionit shëndetësor, deputeti Mohamed Xhamalian. 

Ai theksoi se Irani ka rezerva strategjike të ilaçeve për gjashtë muaj, ndërsa tashmë është regjistruar mungesë e disa ilaçeve. 

Xhamalian theksoi se janë pezulluar të gjitha procedurat jothelbësore, ndërsa fokusi i mjekimit është te të lënduarit në luftë dhe rastet urgjente. 

Sipas tij në spitale tani po mjekohen 1.400 persona të lënduar. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR