Për shkak të mjegullës zvogëlohet dukshmëria deir në 100 metra në Saramzalinë
- Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm në kushte dimri, nëpër disa vende të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në Saramzelinë, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Shkup, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm në kushte dimri, nëpër disa vende të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në Saramzelinë, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Nga atje theksojnë se nëpër gryka është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të imëta, të cilat rregullisht pastrohen.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për ngasje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur, si dhe përshtatje e shpejtësisë konform kushteve të rrugës. mb/