Për shkak të korrupsionit arrestohet ish kryeministri i Malejzisë, Muhidin Jasin
- Policia e Malejzisë sot e arrestoi ish kryeministrin Muhidin Jasin nën akuzën për korrupsion, kumtoi Agjencia shtetërore për Antikorrupsion.
- Post By Sara Ademi
- 16:27, 9 mars, 2023
Kuala Lumpur, 9 mars 2023 (MIA) - Policia e Malejzisë sot e arrestoi ish kryeministrin Muhidin Jasin nën akuzën për korrupsion, kumtoi Agjencia shtetërore për Antikorrupsion.
Mediat britanike transmetojnë se Muhidin është arrestuar pasi paraprakisht ishte marrë në pyetje për projektin për rimëkëmbjen ekonomike që e filloi qeveria e tij.
Ish kryeministri dhe partia e tij u përballën me hetim për korrupsion pasi ai në nëntor i humbi zgjedhjet nga kryeministri Anvar Ibrahim.
Kryeministri Anvar në nëntor urdhëroi revizion në të gjitha projektet qeveritare, me vlerë prej miliarda dollarë, ndërsa të miratuara nga Muhidin, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë gjatë pandemisë së koronavirusit, me pohimin se nuk janë respektuar procedurat e përcaktuara.
Muhidin paraprakisht i mohoi akuzat, duke thënë se bëhet fjalë për urrejtje politike. sa/