Për shkak të dëborës janë anuluar dhjetëra fluturime nga Amsterdami
- Dhjetëra fluturime nga aeroporti Shiphol në Amsterdam janë anuluar sot për shkak të dëborës që pritet pasdite në Holandë, kumtoi drejtoria e Aeroportit.

Amsterdam, 3 dhjetor 2023 (MIA) – Dhjetëra fluturime nga aeroporti Shiphol në Amsterdam janë anuluar sot për shkak të dëborës që pritet pasdite në Holandë, kumtoi drejtoria e Aeroportit.
Në ueb faqen e aeroportit Shiphol u publikua se po anulohen pothuajse 150 fluturime vajtje ardhje.
Linja ajrore holandeze KLM, përdoruesi kryesor i aeroportit Shiphol, konfirmoi për agjencinë holandeze të lajmeve ANP se ka anuluar 65 fluturime evropiane të planifikuara për këtë pasdite dhe sonte. ls/