Për shkak të bllokadës izraelite në Rripin e Gazës, nuk ka vaksina kundër poliomielitit
- Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se për shkak të bllokadës izraelite janë rrezikuar jetët e më shumë se 600.000 fëmijë palestinezë, pasi në enklavë nuk arrijnë vaksnat kundër poliomielitit.
- Post By Besnik Shuki
- 20:50, 22 prill, 2025

Gazë, 22 prill 2025 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se për shkak të bllokadës izraelite janë rrezikuar jetët e më shumë se 600.000 fëmijë palestinezë, pasi në enklavë nuk arrijnë vaksnat kundër poliomielitit.
"Për shkak të bllokadës nuk mund të zbatohet faza e katërt e fushatës për përforcimin e parandalimit nga poliomieliti. Më shumë se 602.000 fëmijë janë nën rrrezik nga paraliza e përhershme dhe invaliditeti kronik nëse menjëherë nuk lejohen vaksinat", thuhet më kumtesën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Në kumtesë thuhet edhe se fëmijët në Rripin e Gazës përballen me komplikime të rënda shëndetësore për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm dhe ujit të pasigurt për pije.
Në gusht 2024 u konfirmua rasti i parë i poliomielitit, pas çka u zbatua faza e parë e vaksinimit, e cila përfundoi më 12 shtator, me 560.000 fëmijë të vaksinuar. Faza e dytë përfundoi më 7 nëntor me 556.774 fëmijë nën moshën 10 vjeç të vaksinuar. Faza e tretë u zbatua në shkurt, ku u vaksinuan 590 mijë fëmijë. Dy doza të vaksinës orale të poliomielitit janë të nevojshme për mbrojtje adekuate.
Izraeli mbylli vendkalimet për në Rripin e Gazës më 2 mars dhe rifilloi sulmet më 18 mars, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve të arritur më 19 janar. bsh/
Foto: MIA arkiv