Për rreth dy orë janë shitur biletat për koncertin e Metalikës në Athinë
- Rreth dy orë ka zgjatur shitja e biletave për koncertin e Metalikës në Athinë, i caktuar për fillim të majit vitin e ardhshëm, ndërsa për shkak të interesit shumë të madh për hevi metal grupin, biletat me çmim prej 86 deri 550 euro, janë shitur ekspes, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Besnik Shuki
- 14:11, 31 maj, 2025
Athinë, 31 maj 2025 (MIA) - Rreth dy orë ka zgjatur shitja e biletave për koncertin e Metalikës në Athinë, i caktuar për fillim të majit vitin e ardhshëm, ndërsa për shkak të interesit shumë të madh për hevi metal grupin, biletat me çmim prej 86 deri 550 euro, janë shitur ekspes, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Metalika, pas pushimit prej 16 viteve, përsëri do të mbajnë koncert në Greqi në kuadër të turneut të tyre botëror M72.
Koncerti u caktua për 9 maj të vitit 2026 në Stadiumin olimpik në Athinë, ndërsa organizatorët kumtuan se koncerti është "sold out".
Të martën dhe të enjten ka pasur parashitje të biletave për të regjistruarit në fan-klubin e Metalikës, ndërsa megjithatë dje shitja është hapur për të gjithë, por nuk ka zgjatur më shumë se dy orë.
Çmimet e biletave ishin 86,25 euro, 97,75 euro, 120,75 euro, 120,75 euro dhe 178,25 euro, varësisht nga vendi i tribunave, ndërsa megjithatë, për të a.q. Snake pit, respektivisht vendin që është më afër skenës, bileta ishte 550 euro.
Hevi metal grupi amerikan ka mbajtur koncert në Athinë në vitin 1993, në vitin 1999, 2007, ndërsa i fundit ishte në qershor të vitit 2010. bsh/