• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për Poloninë, zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një prej katër prioriteteve në BE

Për Poloninë, zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një prej katër prioriteteve në BE

Varshavë, 1 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda sot me rastin e 19-vjetorit të hyrjes së Polonisë në BE deklaroi se një nga katër prioritetet për Poloninë është zgjerimi i Unionit drejt Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës.

"Ne jemio ithtarë së politikës së dyerve të hapura. Prandaj i shoh vendet nga Ballkani Peërndimor. Dëshiroj të theksoj se ato janë vende, ata janë popuj, ato janë shoqëri të cilat me vite presin të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo duhet të arrihet përfundimisht", tha presidenti polak në Varshavë në fjalimin e posaçëm drejtuar mediumeve me rastin e përvjetorit.

Në fjalimin  e përbashkët me kryeministrin polak, Mateush Moravjecki, Duda tha se Polonia e din shumë mirë se si është të presësh për të hyrë në botën e lirë perëndimore.

"Prandaj besoj se jo të tjerët, por ne, Polonia, duhet të flasim fuqishëm dhe zëshëm: ata duhet të prnaohen në Bashkimin Evropian, vendet nga Ballkani Perëndimor të jenë të pranuara. Edhe sot, kërkesa historike, kërkesa absolute në çastin e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në BE", tha Duda.

Presidenti polak deklaroi se vendet nga Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia do të marrin anëtarsim të barabartë, si dy nga katër prioritetet kryesore të kryesimit gjashtëmujor polak me BE-në prej fillimit të vitit 2025. ab/

foto ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR