• e premte, 05 dhjetor 2025

Për pesë ditë 102 të vdekur për shkak të vapës në Spanjë

Për pesë ditë 102 të vdekur për shkak të vapës në Spanjë

Madrid, 3 korrik 2025 (MIA) - Që nga e shtuna, kur filloi vala e parë e të nxehtit të kësaj vere në Spanjë, janë regjistruar 102 vdekje lidhur me temperaturat e larta dhe nxehtësinë, njoftoi Sistemi i Monitorimit Ditor për Mortalitet nga të Gjitha Shkaqet (MoMo). 

 Numri i përgjithshëm i vdekjeve gjatë qershorit të këtij viti, i cili sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike (Aemet) vlerësohet si muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në vend, arriti në 380, raportoi gazeta spanjolle "Elmundo".

 Të dhënat e MoMo tregojnë se në gjysmën e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 2.168 vdekje lidhur me temperaturat e larta dhe të ulëta, duke përfaqësuar 68 për qind të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të shkaktuara nga temperaturat gjatë gjithë vitit 2024, kur u raportuan 3.521 vdekje.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR