• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për një vit investitorët e huaj nga Rusia i kanë tërhequr rreth 36 miliardë dollarë

Për një vit investitorët e huaj nga Rusia i kanë tërhequr rreth 36 miliardë dollarë

Moskë, 29 maj 2023 (MIA) – Investitorë të huaj përmes shitjes së pronës nga Rusia i kanë tërhequr rreth 36 miliardë dollarë në periudhë nga marsi 2022 deri në mars të këtij viti, kumtoi Banka Qendrore ruse.

Nga marsi 2022 deri në mars 2023 janë kryer rreth 200 transaksione shitëse, ndërsa vetëm në një të pestën prej tyre është shitur pronë në vlerë prej mbi 100 milionë dollarë, potencoi Banka Qendrore.

Një numër i madh i kompanive perëndimore e braktisën ose e pakësuan punën në Rusi pasi Perëndimi iu përgjigj invazionit rus mbi Ukrainën me sanksione të mëdha kundër Moskës.

Paraprakisht, Banka Qendrore ruse në raportin për stabilitetin e sistemit financiar kumtoi se vetëm një pjesë e vogël e kompanive të huaja gjegjësisht e kanë shitur biznesin e tyre në Rusi dhe se shumica e kanë ruajtur të drejtën e kthimit.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR