• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për një javë në Greqi janë arrestuar 379 persona për dhunë në familje

Për një javë në Greqi janë arrestuar 379 persona për dhunë në familje

Athinë, 23 prill 2024 (MIA) - Javën e kaluar policia greke ka arrestuar 379 persona pas raportimeve për dhunë në familje, ndërsa 23 viktima janë transferuar në qendrat e kujdesit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministria e Mbrojtjes së qytetarëve të Greqisë informoi për rezultatet  e zbatimit të planit të ri të policisë për përballje me krimin, dhunën në familje dhe dhunën e bashkëmoshatarëve.

Sipas raportit javor, në periudhën 15-21 prill në polici janë pranuar 1025 thirrje për dhunë në familje, ndërsa 81 grave viktima të dhunës u është instaluar aplikacion i posaçëm për ndihmë “Panic Button” i policisë greke.

Janë raportuar 633 raste të dhunës në familje, me ç'rast janë arrestuar 379 persona, ndërsa 23 viktima të dhunës janë transferuar në lokacione të sigurta.

Në lidhje me delikuencën e të miturve dhe dhunën e bashkëmoshatarëve janë kryer kontrolle të 6.004 personave, nga të cilët 344 janë ndaluar, ndërsa 160 janë arrestuar dhe janë konfirmuar 270 shkelje. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR