• e premte, 05 dhjetor 2025

Për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d në gusht të këtij viti janë paguar 19.5 milionë euro

Për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d në gusht të këtij viti janë paguar 19.5 milionë euro

Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), shteti në gusht të këtij viti pagoi 1.200.875.741 denarë (19,5 milionë euro) për konsorciumin "Behtel dhe Enka", kontraktorin e segmenteve të autostradës së korridoreve 8 dhe 10d (Tetovë-Gostivar, 18 kilometra), (Gostivar-Bukojçan, 30 kilometra) dhe (Prilep-Manastir, 40 kilometra).

Që nga fillimi i vitit, ka pasur dy pagesa ndaj "Behtel dhe Enka" edhe atë në prill prej 599.794.350 denarë dhe 524.972.228 denarë, si dhe një në maj prej 681.026.665 denarë, pastaj në qershor 830.336.364 denarë dhe në korrik 1.022.217.192 denarë.

Sipas Raportit të mbikëqyrjes së progresit, të publikuar nga NPRRSH në ueb faqen e saj në gusht të këtij viti kontraktuesi vazhdoi të kryejë punimet kryesisht në punët e hetimit gjeoteknik, dizajn dhe specifikimin e autostradave, projektimin e shpronësimit, punimet e përkohshme rreth menaxhimit të trafikut, prishjen dhe heqjen e ndërtesave ekzistuese dhe elementeve të tjera të rrugës dhe aktivitete ndërtimi kryesisht për punime.

"Gjatë gjithë projektit, më shumë se 300 linja ekzistuese të shërbimeve do të duhet të zhvendosen ose të mbrohen. Që nga gushti i vitit 2025, kontraktues të specializuar të emëruar nga punëdhënësi janë angazhuar në fazën e projektimit për të zhvendosur dhe mbrojtur shërbimet, duke përfshirë furnizimin me ujë, ujitjen, kanalizimin, telekomunikacionin dhe linjat e energjisë me tension të ulët deri të mesëm. Procesi i tenderimit për projektimin dhe realizimin e punimeve që lidhen me linjat e energjisë me tension të lartë janë në rrjedhë", thuhet në Raport.

Siç theksohet, vazhdojnë aktivitetet për instalimin e shtyllave, themeleve, trarëve të urës, mbikalimeve dhe nënkalimeve për autostradën Tetovë-Gostivar, Gostivar Bukojçan dhe Prilep Manastir. Punohet në gjashtë ura, katër mbikalime dhe tre nënkalime.

Në aktivitete, kontraktuesi në korrik ka angazhuar 2.090 persona dhe 1.202 makina ndërtimi.

Siç njofton Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, pas inspektimit të ndërtimit të autostradës Tetovë-Gostivar në fillim të këtij muaji, rreth 1.200 persona punojnë në segmentet rrugore 1 dhe 2 (Gostivar-Tetovë dhe Gostivar-Bukojçan) dhe janë të përfshirë më shumë se 750 makineri të ndryshme. Shifrat përfshijnë edhe nënkontraktorët.

"Për momentin, 60 për qind e furnizuesve dhe 90 për qind e nënkontraktorëve janë kompani vendase", tha Trajanovski.

Aktivitetet në terren konform me Marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" në vlerë 1.3 miliardë euro zbatohen që nga 22 prilli 2023. Ende nuk ka punime në segmentin e tretë Trebenishtë - Qafë Thanë (22 kilometra), ku duhet të rishikohet traseja për të ruajtur statusin e mbrojtur të Liqenit të Ohrit dhe rajonit. Që nga fillimi i këtij viti ka pasur dy pagesa për "Behtel dhe Enka", në prill prej 599.794.350 denarë dhe 524.972.228 denarë, një në maj prej 681.026.665 denarë, në qershor prej 830.336.364 denarë dhe korrik 1.022.217.192 denarë. Deri në fund të vitit të kaluar janë paguar 261 milionë euro.

Foto: printskrin, Raporti i progresit për Korridorin 8 dhe 10d për gushtin e vitit 2025

 



QËNDRONI TË LIDHUR