• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për herë të parë paradë mbarëshqiptare në Tiranë me rastin e Ditës së pavarësisë

Për herë të parë paradë mbarëshqiptare në Tiranë me rastin e Ditës së pavarësisë

Tiranë, 28 nëntor 2023 (MIA) - Shqipëria sot shënon 111-të vjetorin e pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, brenda së cilës, ku krahas aktiviteteve të tjera, për herë të parë po mbahet  “Parada e shqiptarëve” nën moton “Rrënjët kuq e zi” në të cilën merr pjesë edhe diaspora shqiptare.

"Parada e cila është tradicionale në Nju Jork tash e 15 vite, ka mbledhur mijëra shqiptarë nga rajonet në të gjithë botën ku flitet shqip. Në mënyrë simbolike, njëri nga pjesëmarrësit parakaloi në shesh si heroi ynë kombëtar Skënderbeu", raporton Top Çanel.

Parada ka filluar nga sheshi "Nënë Tereza", ndërsa në sheshin "Skënderbeu" kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj të gjithë shqiptarëve ua uroi 111 vjetorin nga Deklarata e pavarësisë.

Sipas tij, shqiptarët po i përjetojnë "ditët më të mira". 

"Kombi ynë kurrë nuk ka qenë më prosperues dhe nuk kemi qenë më të lidhur se sot. Është shumë e rëndësishme, sepse kemi ambicie të shkojmë përpara, për të parë pak pas dhe për të kuptuar sa rrugë kemi bërë së bashku, sa vështirësi kemi kaluar bashkë. Le të frymëzohemi nga e kaluara, por kemi dalë më të fortë, më të bashkuar, jemi bërë më të mirë, jemi lidhur në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin", tha Veliaj.

Ai më herët në Pallatin e Brigadave organizoi pritje ceremoniale për kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit e lartë të “hapësirave shqiptare”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ishte në Vlorë ku është shpallur pavarësia, duke uruar festën, urdhëroi “të ndiqen idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit”.

"Urime me rastin e kësaj feste të madhe të flamurit dhe lirisë së pavarësisë dhe bashkimit të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan dhe në botë. Lavdi heronjve të kombit, sot është ditë pushimi dhe feste, dhe çdo të dytën ditë duhet punuar për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, Ismail Qemalit nga Vlora dhe Adem Jasharit nga Prekazi", tha Kurti.

Shënimi i 28 Nëntorit organizohet nga Lidhja e komunave shqiptare në rajon dhe Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Rrënjët Shqiptare” dhe Qeverinë shqiptare. qa/

Foto: Uatsap

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR